VITET
SHKOLLORE 1950 –59
VITI SHKOLLOR 1950-51
Punën
e të parëve e vazhdojnë Avdi Bytyçi nga Sllovia dhe Murat Kongjeli nga Sazlia.
Ndihmës nëpunës ishte Rifat Bytyçi.
Në
këtë vit shkollor në Mirash numri i nxënësve zvoglohet ngase nxënësit nga Cërnilla
i vazhdojnë mësimet në shkollën e tyre.
Inspektorët
u bënin vizita shkollave, bënin këshilla, vërejtje, kontrollonin suksesin e nxënësve,
që kishin arritur mësuesit në vitin gjegjës. Çdo shkollë e kishte buxhetin e
caktuar nga komuna për punën edukativo-arsimore. Në shkollë ishte përgjegjës drejtori i shkollës, i cili njëkohësisht punonte si mësimdhënës.
Numri i nxënësve
KL M F HJ KL M F GJ
I 24 19 43 II 26 16 32
III 14 7 21 IV 14 8 22
VITI SHKOLLOR 1951 – 52
Shkolla
punonte me katër klasë (I-IV). Mësues emërohet
Demir Gashi nga Sllovia. Ky filloi punën me klasë të kombinuara (dmth I-III dhe
II-IV). Mirëpo fatkeqësisht mësuesi në gjysmëvjetorin e dytë sëmuret dhe vdes,
kurse nxënësit mbesin pa mësues. Bashkësia për Arsim e Kulturë e Rrethit të
Lypjanit e dërgon mësuesin e Shkollës fillore të fshatit Cërnillë, Tefik Lohaj
që të punoj me nxënësit e shkollës në mirash (kl.I-IV). Ky punoi afërsisht dy
muaj me kushte të vështira të punës. Suksesi ishte maksimal. Suksesin e nxënësve
e kontrolloi komisioni i formuar prej Inspeksionit të Arsimit nga Rrethi i
Lypjanit.
VITI SHKOLLOR 1952-53
Kuadri
arsimor; Gani Tahiri nga Godanci dhe Avdi Bytyçi. Punonin para dhe pas dite me
nga një klasë. Numri i përgjithshëm i nxënësve ne këtë vit shkollor ishte 132,
femra 56, meshkuj 76 nxënës. Klasën e kryen me sukses pozitiv 93 nxënës.
VITI SHKOLLOR 1953-54
Punën
e Gani Tahirit me nxënës e vazhdoi Hamit
Tmava nga Llugaxhia, kurse me klasë të parë dhe të dytë punonte Avdi Bytyçi.
Asnjëri nuk kishte kualifikim përkatës. Mësimet i vijonin 107 nxënës, prej tyre
41 femra, meshkuj 68. Me sukses e kaluan klasën 64 nxënëx, përsëritën 43 nxënës.
VITI SHKOLLOR 1954 – 55
Në
këtë vit shkollor me nxënës punuan Avdurrahim Arifi dhe Tefik Lohaj. Për numrin
e nxënësve dhe punën edukativo-arsimore shënimet mungojnë. Ndihmës nëpunës
ishte Fetah Xhema (Qalaj).
VITI SHKOLLOR 1955-56
Shënimet
mungojnë në tërësi. Shënimet minimale janë: Në klasën e IV janë të regjistruar
9 nxënës, prej tyre gjenden nga numri 9 deri në 20. Punën me nxënës e kanë vazhduar Sabri Tasholli nga Gadimja e
poshtme dhe Ruzhdi Marevci i cili qe edhe drejtor shkolle. Ai thotë; “Në Mirash
e ndjeva zhgënjimin më të madh ngase UDB-ja në krye me kriminelin Kërsto
Malloviqin ne prezencën time rrahu shumë prindër të nxënësve të mi. Kur unë e
kundërshtova ai m’u kërcënua”.
VITI SHKOLLOR 1956-57
Drejtor
dhe mësues qe Hysen Thaqi dhe mësues Sabri Tasholli. Mësimi me nxënës
zhvillohej në këtë mënyrë: Mësuesi paradite punonte me njëren klasë e pasdite
me klasën tjetër , dmth nuk bëhej kombinimi i klasave. Bashkëpunimi me prindër
ishte në nivel.
Numri
i nxënësve
KL M F GJ KL M F GJ
I 15 18 33 II 31 23 54
III 24 13 54 IV 10 7 17
VITI SHKOLLOR 1958-59
Në
këtë vit shkollor me nxënëx punonin: Tefik Lohaj dhe Haki Bajraktari. Mësuesit
punonin paradite me një klasë dhe pas dite me klasën tjetër. Kushtet për mësim
ishin minimale.
Mësuesit
nuk e kishin kualifikimin e duhur por angazhimi i tyre për punë ishte i madh,
prandaj suksesi nuk mungonte.
Bashkëpunimi
i tyre me prindër ishte në nivel. Fatkeqësisht nxënësit që kryenin klasën e
IV-të shumë pak arrinin t’i vazhdonin mësimet më tutje, sepse shkollë
tetëvjeçare kishte vetëm në Gadime e kjo qe 6 km larg nga Mirashi.
Paralele Nr. I nxënësve Suksesi i nxënësve
4 M F GJ Poz: Neg. Nuk vijojnë
77 64 141 132 -
9
(Marrë
nga Monografia “Shkollat në Komunën e Ferizajt” të autorëve Qemal Ratkoceri dhe
Ruzhdi Marevci. Botues: Shoqata Regjionale e Veteranëve të Arsimit “Zekeria
Cana” Ferizaj, 2007)
Kommentare
Kommentar veröffentlichen