VITET SHKOLLORE 1980-1991
VITI SHKOLLOR 1980-81
Me nxënës të klasave të ulëta
punonin të njejtit mësues sikurse një vit më parë. Në klasat e larta jepnin mësim
këta arsimtarë; Nexhat Misini kujd i kl V1, Basri Osmani kl V2, Vehat Zariqi
VI1, Jusuf Bytyçi VI2, Halim Thaçi VII1, Vezir Govori VIII1, Ali Bytyçi VIII2.
Kujdestarët e klasave dhe
punëtorët e vitit të kaluar vazhdojnë ounën. Kushtet për punë në shkollën e
vjetër ishin tejet të vështira, por duhej vetëm durim sepse godina e re
shkollore ishte në ndërtim e sipër. Gurë themelin për këtë shkollë e kishte vënë
Xheladin Topxhiu, Sekretar për arsim e kulturë i KSAK, ndërsa ndërtimin e
financoi BVI për arsim e komunës së ferizajt.
Shkolla është ndërtuar në
mes të fshatit. Ndërtimi është kryer në Nëntor të vitit 1980. Inuagurimi u bë më
14 Nëntor 1980, në prag të festës së shkollës dhe Ditës së çlirimit të
Ferizajt. Në këtë solemnitet të madh përveç fashatarëve dhe nxënësve, morën
pjesë edhe shumë mysafir dhe punëtorë shoqëroro-politik nga komuna si dhe xheladin
Topxhiu, sekretar i BVI për Arsim dhe Kulturë të LSAK. Shoku Xheladin Topxhiu e
preu shiritin dhe mbajti fjalën e rastit.
Një referat të shkurtër e
lexoi drejtori i shkollës, i cili tregoi sukseset dhe të arriturat e nxënësve në
shkollën tonë. Nxënësit dhanë një program kulturoro-zbavitës. Tani, kushtet
ishin më të mira, por nuk kishte mjete konkretizimi. Shkolla ka gjashtë dhoma mësimi,
çka shumë shpejt u ndie
nevoja që të mësohet edhe në shkollën e vjetër.
VITI SHKOLLOR 1981-82
Me nxënës të klasave të ulëta dhe të larta punonin të njejtit ata mësues të
vitit shkollor 1980-81
Gjithësejt paralele 15. Meshkuj 211, Femra 206, Gjithësejt 396. Kaluan klasën
me sukses 374, Rezultatr negativ 21, dhe 1 nuk vijoi mësimet.
VITI SHKOLLOR 1982-83
Në këtë shkollë, në klasat e ulëta punonin; Shukri Hashani I dhe të gjithë
të tjerët përveç Bektesh Bekës, i cili kaloi në klasat e larta, pasi Osman
Bytyçi u kthye prej shërbimit ushtarak. Suksesi: Klasat e ulëta M,227, F;195,
Gjithësejt 422, Pozitiv 418, negativ 4.
VITI SHKOLLOR 1983-84
Në Mirash në klasëat e larta në vend të Daut Mahmutit lëndën e matematikës
e jepte Selim Vranovci, kurse punëtorët tjerë ishin ata që punuan gjatë vitit të
kaluar.
VITI SHKOLLOR 1984-85
Punonin punëtorët që punuan në vitin e kaluar. Me kontratë punonin Marica
Ristiq (gjuhë joamtare), Halim Thaçi (gjuhë angleze), Basri Osmani, Ismet Raçi,
Muhamet Xhema (matematikë), Sanie Lohaj (amvisni), kurse të tjerët kishin
kualifikimin përkatës. Në këtë vit shkollor, Jusuf Bytyçi u kthye nga shërbimi
ushtarak.
VITI SHKOLLOR 1985-86
Në klasat e ulëta punonin mësuesit e mëparshëm, ndërsa në klasat e larta
ende ka arsimtarë të pa kualifikuar për lëndën e matematikës, gjuhë angleze,
serbokroate, edukatë fizike dhe edukatë muzike.
VITI SHKOLLOR 1986-87
Në klasat e laarta të pa kualifikuar qenë; Marica Ristiq, Halil Sylejmani
(gjuhë angleze), Basri Osmani (ed fizike) dhe Vehat Zariqi (ed Muzikore), Sanie
Lohaj (amvisni), kurse të tjerët ishin të kualifikuar. Në klasat e ulëta nuk
pati ndryshime.
Për vitin 1987 -88-90 nuk kemi shënime
VITI SHKOLLOR 1990-91
Punëtorët që punonin në këtë vit shkollor janë Jusuf Bytyçi drejtor, Kemajl
Aliu sekretar.
Mësimdhënës; Ali Bytyçi, Nazmi Xhafaj, Fadil Sinani, Sanie Lohaj, Isuf
Bajraktari, Fejzullah Vranovci, Minire Bytyç, Lumnie Goga, Halil Sylejmani,
Ismet Raqi, Vehat Zariqi, Mustafë Mahmuti, Ymri Hashani, Shukri Hashani, Ragip
Prekadini, Emrush Kamanica, Ilaz Prekadini, Vehbi Raqi, Osman Bytyçi, Bektesh
Beka, Isak Salihu, Teutë Dubova, Ekrem
Ademi, Ekrem Lubishtani, Marica Ristiq, Valentina Vertikapa.
Punëtorë ndihmës; Naazmi Bytyçi, Selim Hashani, Metush Bytyçi, Ahmet Raqi.
Punëtorët që nuk punuan gjatë këtij viti qenë; Ekrem Ademi, Ekrem
Lubishtani (kaluan në shkollë tjetër), Mareica Ristiq kaloi gjithashtu në
shkollë tjetër. Valentina Vertikapa nga tetori i vitit 1990 refuzoi të punoj
sipas planit dhe programit të kosovës, prandaj edhe nuk mbajti fare mësim në
gjuhën serbokroate. Në këtë vit i vijuan mësemet 356 nxënës. Prej tyre 160
femra dhe 196 meshkuj, parashkollor 24.
(Marrë nga Monografia
“Shkollat në Komunën e Ferizajt” të autorëve Qemal Ratkoceri dhe Ruzhdi
Marevci. Botues: Shoqata Regjionale e Veteranëve të Arsimit “Zekeria Cana”
Ferizaj, 2007)
Kommentare
Kommentar veröffentlichen