VITET SHKOLLORE 1927 - 1950

VITI SHKOLLOR 1927-28 DERI 1934-35

Punën e arsimtarit të parë e vazhdoi Millan Zhivkoviqi nga Cetinja. Ndihmës nëpunës ishte Murat Lohaj.

Shkollimi zgjati 5 vite, për arsye se një vit mësohej gjuha serbokroate , kurse 4 vjet shkolla fillore. Ishin të regjistruar 45 nxënës. Përveç mësimit të rregullt që organizohej me nxënës mësimi fetar të cilin e bënin të ashtuquajturit „Imam shtetëror“, njerëz të besuar të Qeverisë së Mbretërisë Jugosllave. Kurse, prej vitit 1937-38, punoi mësuesja Dorinka…

Kushtet e punës ishin të vështira, Lokali i ngushtë, pa mjete mësimore. Nxënësit nuk ishin të pajisur me tekste mësimore. Në këtë vit shkollor mësoheshin këto lëndë mësimore:
Klasa e I-rë –II-të Gjuhë serbokroate, Aritmetikë, Mësim jete, Kangë, Edukatë fizike, Vizatim.

Klasa e III-të  -IV-të Gjuhë serbokroate, Aritmetikë, Histori, „Zemlopis“, Mësim jete, Vizatim, Ed.fizike.

Mësuesi punonte sipas plan-programit mësimor, por nuk i kushtonte rëndësi  fare aktiviteteve të lira.

Ndëshkimi fizik tek nxënësit ka qenë mjaft i madh. Mësimet i vijonin nxënësit nga Mirashi, Cërnilla, Rahovica, Surçina.

VITI SHKOLLOR 1941 – 42

Në vitin 1941-42, shkollën e hapi mulla Rexhep Lohaj, i cili punoi vetëm 2 muaj, pastaj punën e vazhdoi Jusuf Rexhepi – Gagica. Punonte me klasë të kombinuara dmth me klasen e pare që i kishte 27 nxënës, klasa e dytë i numëronte 19 nxënës, femra asnjë. Banonte në shkollë.

VITI SHKOLLOR 1944-45-46

Shkolla hapet. Mësues emërohet Ekrem Kasapolli. Regjistroi 31 nxënës, të gjithë meshkuj. Nxënësit ishin të moshave të ndryshme, prej 7-12 vjeçar. Kushtet e punës ishin mjaft të mira, shkolla ishte e pajisur me banka dhe dërras të zezë. Mësuesi banonte në shkollë. Nxënësit ishin dobët të pajisur me tekste, sepse ishte varfëri e madhe. Në këtë shkollë i vijonin mësimet nxënësit nga këto fshatra: Mirashi, Cërnilla, Rahovica, Surçina.

VITI SHKOLLOR 1946-47-48

Mësues emërohet Murat Bajçinovci nga Prishtina, ndihmës nëpunës ishte Sefedin Bytyçi. Numri i nxënësve vjen duke u rritur. Në këtë vit shkollor mësimet i ndjekin tri klasë. Numri i nxënësve në klasën e parë ishte 28. Në klasën e dytë kishte gjithsej 20 nxënës, meshkuj. E kalojnë klasën 17 nxënës, ndërsa të tjerët e përsërisin klasën. Në klasën e tretë ishin 17 nxënës, të gjithë meshkuj, asnjëri prej tyre nuk e përsëriti klasën.

Kl e I-rë  28 nxënës
Kl e II-të 20 nxënës dhe
Kl e III-të 17 nxënës

Në këtë vit shkollor mësimet i vijojnë nxënësit nga Cërnilla dhe Mirashi, kurse nxënësit nga Rahovica e vijojnë mësimin në shkollën e tyre të hapur. Plan programi mësimor ishte unik me shkollat fillore në Kosovë. Kuadrin arsimor e caktonte Seksioni për Arsim e Kulturë i Rrethit të Lypjanit. Mësimdhënësit nuk ishin të kualifikuar.

VITI SHKOLLOR 1948-49-50

Potenciali arsimorë ishte: dy mësues; Qemal Ratkoceri, me klasën  II - IV dhe Bislim Prekopuca me klasën I-III. Nihmës nëpunës ishte Rifat Bytyçi. Mësimi zhvillohej me klasë të kombinuara.

Shkollat punonin në kushte optimale. Çdo shkollë e kishte drejtorin e vet. Drejtori ishte përgjegjës për punën edukativo arsimore, por njëkohësisht punonte me nxënës.

VITI SHKOLLOR 1949-50

Drejtor qe Qemal Ratkoceri dhe mësues Bislim Prekopuca (Halimi), kurse ndihmës nëpunës Rifat Bytyçi. Viti shkollor filloi me 6 shator dhe mbaroi më 20 qershor. Nxënësit nuk kishin të drejt riprovimi dmth ose përsëritnin ose kalonin klasën. Në këtë vit shkollor janë notuar vetëm 3 nxënës, 2 prej tyre kalojnë, kurse 1 përsërit. Arsyet nuk janë të njohura.
Numri i Nxënësve

Kl        M        F         GJ
I          48       17        65
II         28       11       39
III       25       12        37
IV        20       -         20

(Marrë nga Monografia “Shkollat në Komunën e Ferizajt” të autorëve Qemal Ratkoceri dhe Ruzhdi Marevci. Botues: Shoqata Regjionale e Veteranëve të Arsimit “Zekeria Cana” Ferizaj, 2007)

Kommentare