mirashi info; 27.09.2012
Ekipi i Edukimit mban ligjërata
informuese për dukuritë negative
Këtë të mërkurë ka filluar fushata”Jeto shnetshëm”
projekt ky që ka për qëllim informimin e nxënësve për dukuritë negative.
Caritasi i Luksenburgut në
bashkëpunim me komunën e Ferizajt dhe Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare
në Ferizajt, pikërisht Ekipi i Edukimit, kanë organizuar disa ligjërata për
nxënësit e shkollës “Ali Hadri” në fshatin Mirash të Ferizajt, me moton “Jeto
shnetshëm”. Ky projekt kishte për qëllim informimin e nxënësve rreth “Dukurive
devijuese në shoqërinë tonë”. Bashkim Hyseni drejtor komunal për Shëndetësi dhe
Mirëqenie Sociale, ka theksuar se ky projekt është në vazhdimësi të punës që po
e bënë Caritasi i Luksenburgut .
Temat të cilat janë
përzgjedhur për këtë projekt janë të bazuara në nevojat e përditshme të
informimit, duke filluar nga parandalimin e disa dukurive negative të cilat
kohëve të fundit janë duke u përhapur në shoqërinë tonë si nga parandalimi i
mos pirjes së duhanit, ndalimi i lëndëve
narkotike, vetëdijesimi i sëmundjeve ngjitëse etj.
Edhe përfaqësues të Caritasit të Luksenburgut theksuan se
projektet e tilla kanë nevojë për mbështetje të vazhdueshme, duke shtuar se
fshati Mirash është njëra ndër 4 komunat kryesore e cila është përzgjedhur për
këtë projekt pasi që komunitetet tjera vijnë nga qytetet tjera të Kosovës.
Ndryshe, Caritasi i
Luksenburgut në këtë pjesë të Kosovës është prezentë që nga nëntori i vitit
2007 deri në vitin 2010 ku përfundoi mandate i tyre 3 vjeçar për të vazhduar
pastaj më mandatin e dytë 2010-2013.
Eshte bere mir per te gjithe nxensit e fshatit se jan njoftu per shum gjera e shum veti te keqija, eshte nje perparim dukshem i madh ne kete fshat .
AntwortenLöschen