MUHAMETI SI PRIND
Vet fakti se kjo orë letrare po mbahet në shenjë përkujtimi, në 13 vjetorin e vdekjës,tregon mjaft për vlerën e tij dhe respektin që gëzonte dhe që e kemi për të, për punën e tij si njeri, pedagog dhe poet.
Që nga klasët e fillorës isha i njohur me shpirtin e madh dhe zemergjrsinë e Muhametit. Që nga kjo kohë më tingëllojnë fjalët e tij të ëmbla dhe fisnike. Fjalët, të cilat e madhëronin atë dhe ia përcaktonin vleren prej njeriu , pedagogu, humanisti e poeti. Andaj kam pasur fat të madh që isha nxënes i tij. Fjala e tij prore na ishte fjalë prindi, fjalë pedagogu të shquar. Ai dinte të na këshillonte, dinte të na e ringjallte Naimin, Migjenin, Çajupin, Nolin, Mekulin, dinte të shkrihej I tëri në “Qiririn” e Naimit në “Sultanin” e Çajupit në “Anës së lumejve” të Nolit në poemën e mjerimit të Migjenit, në “O vëlla me sharre në krah” të Mekulit. Por dinte ndonjehere edhe të nervikosej kur ne ngatrronim ndonje gjë. Atëherë na qortonte, por prore me take prej prindi pedagogu.
Muhameti shquhej jo vetëm si pedagog,shquhej edhe në sferën e krijimtarisë letrare. Herët ndiente dashuri të veçant për artin letrar dhe me ëndje iu përkushtua krijimtarisë poetike. Poezitë e tij i prezantonte nëpër orët lëtrare që organizoheshin këtu e gjetiu. Dëshmi për talëntin e tij dhe vleren që kishte dhe ka poezia e tij, është se poezitë e tij u botuan në periodikun tonë letrar, në : “Jeta e Re”,”Zëri i Rinisë”etj. Poezitë e tij u prezantuan edhe në librin “Emrin e kemi fortesë” në botim të klubit letrar “De Rada” të Ferizajt, anëtar i të cilit ishte edhe Muhameti.
Nëse shikohet nga aspekti i vëllimsisë, Muhameti shkroi pak, por ato që i la të botuara dhe në dorëshkirm, dëshmojn se fjala ishte për një talent që premtote. Mendoj se duhet analizuar veprën e tij, sepse kjo ka rëndësi për dy arsye: E Para – dëshminë për një talëent që premtonte.
E Dyta – ishte i pari (pionier) që u mor seriozisht me letërsinë në rrethin tonë.
Nëse i kemi parasysh këto dy fakte, atëherë del se mund të jetë shembull për brezat që do të vijnë.
Jusuf Bytyçi
Mirash 1992
Kommentare
Kommentar veröffentlichen