GJURMËT ARKEOLOGJIKE

Në Mirash ekzistojnë disa gjurmë arkeologjike të cilat dëshmojnë për lashtësin e këtij vendbanimi. Nuk kam ndëgjue ndonjëherë se zyrtarisht këto gjurmë janë hulumtuar dhe analizuar. Pushtuesit e vazhdueshëm në Kosovë nuk kann shprehur interesim për të hulumtuar të kaluarën e lashtë të këtij lokaliteti. Edhe pushteti ynë, i Republikës së Kosovës nuk ka prioritet gjurmimet arkeologjike.

Andaj këto gjurmë ngadal edhe po shtatërrohen. Për mos përkujdesje pos pushtetit një faj mbajnë edhe banorët.

 Banorët kan ditur në gjitha kohërat të vetëorganizohen për interesat e tyre.  Edhe tash ata duhët të vetëorganizohen për ti mbrojtur ato gjurmë të cilat akoma mund të shpëtohen.

Mirashi mund të ketë edhe gjurmë akoma të pa zbuluara arkeologjike. Aty ku gjinden  një shenjë mund të ketë edhe më tepër.

Gjurmë Arkeologjike:

  1. Themelet e Kishës, Ato gjenden në kodrat e fshatit Mirash, ne vendin e quajtur „Lugu i Kishës“ ose „ Lugu i Jorgovanave“ (sipas luleve që akoma mund të gjinden).  Për këtë nuk i dihet asgjë. Në burimet serbe thuhet se kjo kishë përmendet nga një Prift i fshatit në shekullin XV. 
  1. Themelet gjithashtu një kishëze në kodër të fshatit në vendin e quajtur “Rrezja” 
  1. Ujësjellsi që gjindet në arat me emrin  “Vneshta” (Vreshta) e që vie deri tek varresat afër Xhamisë së fshatit. Dyshohet të jetë ndërtuar në kohën Romake. 
4.      Qeshma e Madhe e cila gjindet në lagjen e xhamis. Afër kësaj qeshme gjendet edhe tre bunarët të cilët me rrjedhën e tyre , derdhin ujë në këtë qeshme. Bunarët jam të ndërtuar me tjegulla dhe drunj. Sipas të gjitha gjasave janë ndërtuar në kohën Romake.
„Qeshma e vogël“ e cila gjendet në  murin e oborrit të Xhamisë së fshatit është ndërtue në vitin 1956 nga Hasan Jakup Thaçi.

5.      „Kroi i Bunjakut“ është një burim i thjesht uji, por vetë emri tregon për lashtësin e tij. Sipas emrin konsiderohet se ai është pagëzuar sipas një bonjaku (jetimi) nga fshati .



6.      „Varrezat e Krushqive“ që gjinden jasht fshatit gjithashtu jan gjurmë arkeologjike të pa hulumtuara. Këto varreza jan shumë të vjetra dhe banorët e fshatit nuk din asgjë për ato.

7.    Gjurmët e një miniere , ndoshta edhe shkritoreje në vendin e quajtur "Samakovë" e   që gjinden në mes të fshatit Mirash dhe Fushës së Madhe.

Në mirash mund të ketë edhe gjurmë  të tjera arkeologjike  të cilat nuk i di.
xhavit selmani

Kommentare