SHFRYTËZIMI I TOKAVE
Mirashi numëron diku rreth
2400 banorë dhe shtrihet në pjesën veri-lindore te Ferizajt. Vendbanimi është
tip i shpërndarë ku popullsia e këtij fshati është e vendosur kryesishtë rrëze
malev, ndrësa për shkak të rritjes së numrit të vazhdueshëm të popullsisë kanë
filluar dal nga dal të zhvendosen edhe ne tokat bujqesore duke zvogluarë
gradualisht siperfaqen e dedikuar për
bujqesi.
Sipërfaqet gjithsej
përbëhen prej spërfaqeve bujqësore, pyjore dhe jobujqesore. Sipërfaqet
bujqësore zën tokat e punueshme dhe të papunuesme. Tokat e punueshme përbëhen
prej sipërfaeve nën ara, kopshtije, pemishte, vreshta dhe livadhe, ndërsa tokat
e papunueshme prej sipërfaqeve nën kullota.
Pyjet paraqesin kategori
sipërfaqesh të cilat janë të mbuluara me drunjë të llojeve të ndryshmë dhe të
cilet bëjnë pjesë në sipërfaqe të veçanta të shfrytëzimit. Ato mund të
shëndrrohen ne toka punë apo jo varësisht prej substratit pedologjik, lartësisë
mbidetare, pjerrtësisë së terenit dhe nevojave për sipërfaqe.
Paraqitja dhe shtrirja e
kategorive të tokave punueshme ose të papunueshme, bujqësore dhe jobujqësore ka
të bëje me shtrirjen e objekteve gjeografike si relievi (morfologjija e formave
relievore), përbërjen gjeologjike e pedologjike të objekteve relievore, me
kombinimin e elemeteve klimatike, objekteve hidrologjike, elementeve
biogjeografike dhe me përhapjen e popullsisë dhe objekteve social-kulturore,
ekonomike etj.
Pjesëmarrja e lartë e
tokave të punueshme, e sidomos nën ara tregon për relievin e ultë, kurse
pjesëmarrja e lartë e sipëerfaqeve nën kullota e pyje tregon per relievin
kodrinor-malor.
Hapësira e Mirashit ofron
kushte të mira për kultivimin e shumë kulturave
bujqësore një e shumëvjeçare në pjesën më të madhe të sipërfaqes së saj.
Kategoritë e tokave bujqësore dhe të punueshme kanë shtrirje mjaftë të gjërë në
tërë hapësiren e saj. Sipërfaqet e ulta shtrihen në pjesën e brendshme, kurse
skajet janë të përshtatshme për pyje e kullota gjegjësisht për zhvillimin e
pylltarisë dhe blegtorisë.
Duke u bazuar ne analizat e
shfrytëzimit tokës në këtë mjedis, kanë rezultuar:
- Përparsitë : përhapja relativusht e koncentruar e
shfrytëzimit të tokave për qëllime bujqësore në pjesën qendrore të
vendbanimit.
- Dobësitë : zhvillimi i paplanifikuar i rajonit,
mungesë e infrastrukturës, mungesë e hartave kadastrale të rajonit.
- Mundësit: kushtet e e mira që posedon ky vend na jep
mundësi relativisht të mira të shfrytëzimit si infrastrukturë dhe resurse
tjera mund të shfrytëzohen në forma më efektive për koncetrimin e
strukturës së vendbanimit, kushte të volitshme për struktura policentrike
të vendbanimit dhe vetëdisim për sfrytëzim racional të tokës.
Leunora Selmani
© Të gjitha të drejtat e rezervuara . Ndalohet rreptësisht marrja dhe shpërndarja në media, portale... pa autorizim paraprak me shkrim nga kjo faqe si dhe autori-ja.
Kommentare
Kommentar veröffentlichen