ROLI I KLIMES NË TOKË

Mirashi karakterizohet me klimë kontinentale si pjesa më e madhe e Fushës së Kosovës duke përfshirë temperaturat vjetore mesatare 9.9°C, muajt më të ngrohtë janë korriku dhe gushti me temp mesatare  18.9°C ndërsa muaji më i ftohtë është janari më temp -2.6°C. Imsolimi mesatar vjetor është 2034 orë me diell, muaji më më shumë orë me diell është gushti 264.6 orë dhe dhjetori karakterizohet me kohen më të shkurtë të insolimit mesatarisht 63.8 ore me diell. Lagështia më e lartë mesatare sillet prej 85-87% ne muajt dhjetor dhe janar, ndërsa ajo më e ultë në muajt prill dhe maj e cila sillet prej 68.2 deri 68.4%. Mesatarisht në vit ka 731.3 mm të reshura, muaji më më shumë të reshura është korriku 105.6 mm ndërsa muaji më më  së paku të reshura është gushti  42.2 mm.  Më së shpeshti fryjnë erërat veriperëndimore, veriore, juglindore ndërsa më së paku fyejnë erërat lindore.


Temperaturat vjetore në Mirash


Ndikimi i klimës në tokë paraqet disa karakteristika si:

•          Përmbajtja e lagështisë së tokës
•          Mbulimi i bimësisë
•          Dinamika dhe fiziologjia e gjithë vendit me ndikim e  ciklit të atmosferës

Këto karakteristika paraqesin rendësin në kontekstin e ndryshimeve klimatike si ndërrimin e regjimit të klimës që janë të lidhura me lokacionin e rajonit të caktuar. Lagështia e tokës përbenë një komponentë të rëndësishme për kujtesën e sistemit klimatik. Bimësia paraqet një rol në evaporacion dhe fotosintezë  me një lidhje të rëndësishme mes ujit, energjisë dhe ciklit të atmosferës .

             70%                                                      30%

1.        Kuqrremt                                    1.    Ranker
2.       Kafe ranore                                 2.    Kafenizuar mesatarisht
3.       Smonice e kafenizuar                3.    Kafe e cekë

               
                       
Siç po shihet më lartë rreth 70%  të tokave e përbëjnë tokat e kuqërremta, kafe ranore, deltinore, smonicë e kafenizuar dhe 30% të tokave e përbëjnë tokat ranker tipik mbi gurë grill, tokë e kafenizuar mesatarisht e thellë mbi substrat gurë – grill dhe kafe e cekët.
Megjithatë pasiguri e madhe është lidhja e përfaqësimit të saktë të proceseve të rëndësishme në modelet e klimës aktuale në veçanti në mungesë të të dhënave vezhgimore. Këto rezultate theksojnë nevojën për një kuptim më të mirë, monitorim dhe modelim të proceseve sipërfaqe – tokë, tokë – vegjetacion – ndërveprimet atmosferike.

Leunora Selmani


 © Të gjitha të drejtat e rezervuara . Ndalohet rreptësisht marrja dhe shpërndarja në media, portale... pa autorizim paraprak me shkrim nga kjo faqe si dhe autori-ja. 

Kommentare