POZITA GJEOGRAFIKE 

Vendbanimi është relativisht i vjetër duke marrë parasysh disa prej burimeve materiale me anë të cilave konstatohet se lokaliteti i këtij fshati është mjaftë i vjetër.

Dëshmi e këtyre burimeve materiale është “qeshma e madhe” puset e së cilës janë të punuara me tulla të pjekura dhe të veshura me dru të skalitur. Në këtë lokalitet ndodhen 12 varreza të rrethuara me gur ku ekzistojnë indikacionet se këto varreza janë të kohës ilire.

Nga qendra komunale e Ferizajt ky fshat është larg rreth 12 km në verilindje, shtrihet rreth malit të Zhegovcit me gjatësi 3 km, me një sipërfaqe afër 1178 ha. Në anën jugperëndimore të Mirashit gjendet vendi i quajtur Murakova në të cilën hetohen shumë shenja të vendbanimeve antike dhe shkritore plumbi, këso mbeturinash janë gjetur edhe në lokalitetet e Samakoves ku është nxjerr dhe shkrirë xehja e plumbit.

Në lindje dhe veri-lindje kufizohet nga malet e Zhegovcit , në jug-lindje me fshatinë Rahovicë, ne jug me fshatinë Surqinë, ne jug-perëndim dhe perëndim me fshatinë Babush i Ri dhe në veri dhe veri-perëndim me fshatin Cërnillë.

Kufiri i Mirashit
Leunora Selmani

Kommentare