Shkollën fillore 4 klasëshe e kreu në fshatin Mirash, ndërsa 4 të tjerat i perfundoi në shkollën fillore në Gadime.
Pas përfundimit të shkollës fillore regjistrohet në shkollë normale në Ferizaj. Për të vijuar këtë shkollë Muhameti dhe gjenerata e tij duheshin të udhëtonin rreth 40 km në këmbë, në borë e shi.
Në këtë kohë fillon të shkruaj poezi të cilat u botuan në shtypin e kohës. Me poezitë e tij Muhameti ishte aktiv edhe në orët letrare të cilat organizoheshin në Ferizaj.
Përveq mësimit e shkrimit ai filloi të interesohej edhe për çështjen e pazgjidhur kombëtare. Ai nuk mundi të heshtë ndaj diktaturës sllave e cila zhvillohej tejet ashpër kundër shqiptarëve.
Kjo i bie në sy pushtetit e UDB famkeqe sllavo-komuniste. Rrethanat e krijuara e detyrojnë ta braktisë vendlindjen për të kaluar ne Shqipëri, fatkeqësisht në vend të Shqipërisë Muhameti u ndodh në burgun famkeq të Idrizovës.
Kjo i ndodhi atij duke kaluar kufirin në Dibër ku u arrestua e mëpastaj u dënua me 8 muaj burgim.
Në burgun e Idrizoves u maltretua në mënyrën më çnjerzore, sa që pas 4 muajsh në viziten e parë të lejuar ai kishte ndryshuar fizikisht, sa që vështirë qe njohur, por psiqikisht ishte i njëjti Muhamet, Muhameti i pathyeshëm.
Pas vuajtjes së dënimit, Muhameti përjashtohet nga Normalja në Ferizaj, si person i padëshirueshëm e i rrezikshëm për sistemin e atëhershëm Jugosllav.
Pas dy vjet pauze, Muhameti regjistron persëri shkollen Normale por tani jo si i rregullt por me korrespodencë.
Në ndërkohë në fshatin Ujmirë të Klinës ndjehej mungesë mësuesish në shkollen e fshatit me mbi 1300 nxënës të 7 fshatrave. Aty gjeten vend pune disa veprimtarë të cilet në qytetet e tyre ishin të padëshirueshem nga pushteti.
Aty Muhameti jetoi e bashkëpunoi me z.Smajl Tetaj nga Deçani i cili gjithashtu ishte në shënjester të UDB.
Mëpastaj regjistrohet dhe përfundon me sukses shkollën e lart pedagogjike në Prizren.
Pas përfundimit ai punoi si mësimdhënës i lëndës së gjuhës shqipe në Doganaj të Kaqanikut, Softaj, Firaj dhe nga mesi i vitit 1969 edhe në vendlindjen e tij në Mirash.
Ndërsa në vitin e fundit të jetës së tij më 1978 ishte mësimdhënës perveq në Mirash edhe në shkollen e mesme “Zenel Hajdini “ në Ferizaj.
Krijimet e tij letrare janë botuar kryesisht në revistat “Pionieri”, “Jeta e Re”, “Shkëndija”,”Zëri i Rinisë”,”Flaka e Vllaznimit” etj.
Poezi të Muhametit janë botuar edhe në përmbledhjen “ Emrin e kemi fortesë” të klubit letrar “De Rada” të Ferizajit ku ishte aktiv gjatë gjithë kohës.
Muhameti ishte shumë i sinqert ndaj shokëve, ishte trim e bujar. Humaniteti i tij ishte i jashtëzakonshëm
Në vlugut e krijimtarisë së tij si intelektual i kompletuar , nga një sëmundje e rënd dhe e shpejt fizikisht u nda përgjithmonë nga jeta Muhamet Rifat Bytyçi.
Kommentare
Kommentar veröffentlichen