Xhamia në Mirash që shihet ne fotografi, u ndërtua në vitin 1800, keshtu shkruan në Revistën “DITURIA ISLAME” (Pasqyrë përmbledhëse për
xhamitë e KBI të Ferizajt . Nr.206, Fq.47 - KBI e Kosovës - Prishtinë, shtypi
Koha - 2007 Prishtinë) Kur është ndërtuar xhamia është paraparë se më vonë mund të ndërtohet edhe Minarja andaj është vënë edhe bazamenti për minare.
Minarea është ndërtuar shumë më vonë, rreth viteve 1970-1973
Në vitin 1985 është prishur xhamia për tu ndërtuar e reja. Për tu ndërtuar është dashur të shiten disa prona që posedonte
xhamia.
Kjo fotografi është bërë në vitin 1983.
Tregimet për dy
xhami të mëhershme, njëra e ndërtuar në vitin 1646 (me drunjtë e
balt) dhe tjetra në vitin 1738 nuk janë të vërteta . Në vitin
1738 në Mirash ka ekzistua vetëm nje familje e besim islam.
Fillimi i ndërtimit të xhamisë në vitin 1985 .
Në vitin 1987 ka përfundu ndërtimi komplet . Ishin disa firma të ndryshme që kanë punuar. Kontraktuesi i parë e patë lënë punën në gjysmë. Kjo ishte edhe arsyeja se përfundimi zgjati më shumë se siç ishte planifikuar .
Kommentare
Kommentar veröffentlichen